Kanceri I Kolonit

Në aparatin tretës zorra me gjatësi 1.5-2 m e cila vjen pas zorrës së hollë quhet kolon ose zorra e trashë, 15 cm e fundit të kësaj quhen rectum.Gjatë jetës në cdo 50 persona tek 1 person vihet re kancer kolorektal.


Cilët janë Faktorët e Rrezikut?

Disa nga faktorët e rrezikut të kancereve të zorrës së trashë janë:

  • Të jesh mbi 50 vjec,
  • Të kesh në familje persona me kancer të zorrës së trashë,
  • Të kesh kaluar më parë kancer të zorrës së trashë, gjirit, vezoreve ose mitrës,
  • Ekzistënca e politeve ne kolon,
  • Pasje e një semundje zorrësh me infeksion kronik sic janë koliti ulcer aktiv ose crohn
  • Faktorët e Ambjentit
  • Konsumi i shpeshtë i yndyrnave shtazore dhe i mishit të kuq,
  • Ushqyerja me ushqime të varfër me fibra,
  • Obeziteti,
  • Marja e kalorive të shumta dhe aktiviteti i vogël fizik,
  • Konsumi i tepërt i cigares dhe alkolit
 

Cilët janë shenjat dalluese?

Shenja kryesore është venia re e ndryshimit të zakonit të jashteqitjes.Kjo mund të jetë në formën e diaresë ose kapsllikut. Prania e gjakderdhjes në jashtëqitje, hollimi i jashtëqitjes, humbja në peshë pa ndonjë shkak, mungesa e gjakut (anemi), ndjesia e lodhjes së tepërt.

Si bëhet diagnostikimi, cfarë testesh kryhen?

Hetimi i gjakut të fshehtë në jashtqitje (është një test tepër i thjeshtë, jashtqitja e marrë nga i sëmuri në disa letra të vecanta analizohet në laborator).
Testet radiologjikë (grafia e koloni me contrast dopio, tomografi kompjuterike etj.)
Testet laboratorike (gjaku total, analizat biokimike).Ndërmjet këtyre analiza CEA është një vlerë që rritet në rastet e kancerit të zorrës se trashë dhe ndihmon në diagnostikim.Për diagnozë të sigurtë, testet endoskopik (rektoskopi, sigmaidoskopi, kolonoskopi) dhe biopsy (marrja e kampionit nga lezioni dhe analiza nga ana e patologut.

Si kryhet kurimi?

Tek kanceret e zorrës se trashë mjekimi standart është kirurgjikal, pra heqja e zonës me tumor bashkë me një pjesë të indit të shëndetshëm dhe nyjeve limfatike. Ne kancerin e kolonit, pas operacionitnë varësi të gradës së sëmundjes aplikohet kimioterapi mbrojtëse shtesë.

Në kanceret e rektumit kur tumori është shumë pranë anusit ndonjëherëështë e pamashmangshme eliminimi i anusit dhe kalimi i jashtiqitjes nga barku.
Por  në vitet e fundit me përdorimin përpara operacionit të radioterapisë së bashku me kimioterapinë, mbrojtja e anusit bëhet e mundur në shumicën e rasteve.
Tek të sëmurët ku sëmundja është përhapur edhe në organet e tjera (metastazë) në varësi të gjendjes së përgjithshe të të sëmurit, moshësh dhe shkallës së përhpjes së sëmundjes, mund të përdoren që të tre metodat e kurimit (kirurgjikal, kemoterapi, radjoterapi) dhe të zgjatet jeta e pacjentit.

Në vitet e fundit në sajë të ilaçeve biologjikë të zbuluara që synojnë objektivin (bevacizumab, cetuximab) është bërë e mundur të ritet suksesshmëria e mjekimit.


Si të mbrohesh nga sëmundja?
Atyre të cilët nuk janë të prekur nga kanceri i kolonit u sygjerohet që të konsumojnë sa më shumë ushqime të pasura me fibra si frutat perimet dhe drithërat dhe të konsumojnë mjaftueshëm vitamië D dhe kalcium. Po krahas këtyre në mënyrë që të jemi të mbrojtur kanë rëndësi të veçantë edhe testet e skanimit në mënyrë që të dignostikohet sëmundja që në fillimin e saj.

Për këtë arsye çdo mashkull dhe femër duke filluar nga mosha 50 vjeçare sygjerohet:
Çdo vit analizat e gjakut të fshehtë në jashtëqitje, çdo 5 vjet vizitë rektale dhe rektosigmoidoskopi ose,
Çdo 10 vjet vizitë rektale dhe kolonoskopi totale ose,
Çdo 5-10 vjet grafi të kolonit me dopjo kontrast dhe vizitë rektale.
Personat që kanë familjarë me kancer të kolonit duhet të fillojnë ti bëjnë këto teste në moshë më të hershme.

Kanceri i kolonit dhe lidhja gjinetike
Nga kerkimet e bëra është vërtetuar se afërsisht 10% e të gjithë kancereve janë të trashëguara.Nga kërkimet mbi kanceret që vërehen shpesh tek disa të sëmurë janë vënë re ndryshime gjenetike.Ndryshimet në këto zona të cilat emërtohen onkogen vihen re te qelizat somatike dhe nuk trashëgohen te pjesëtarët e tjerë të familjes. Megjithatë të personat që vihet re ky ndryshim bëhet shkak për zhvillimin e kancerit. Në ditët e sotme 10% e kancereve të gjirit ,kolonit dhe uterusit është vërtetuar se shkaktohen nga mutacione të njohur gjenetikë.

Testi gjenetik i kancerit të kolonit

Testi Colorectal Cancer (CRC) është një lloj analize gjaku për përdoret për diagnostikimin e hershëm të kancerit të kolonit.Çdo vit më shumë se 500.000 mijë njerë humbin jetën për shkak të kancerit të kolonit.Pas kancerit të mushkërive, ai i kolonit është kanceri me vdekshmërinë më të lartë. CRC është një test me bazë gjakun që përdoret për diagnostikimin e hershëm të kancerit të kolonit. Gjaku analizohet në kaborator nga mjekët specjalistë.Razultati del disa ditë pas dhënjes së gjakut (afërsisht pas pesë ditë pune).

   
Emri juaj :
Mbiemër :
Telefon :
E-Mail :
Mesazh :
   

Informatat Kontaktuese

RRuga Nena Terez Kati 2 Banesa nr.22 Pristine/KOSOVO
+ 381 38 22 11 99

Social Media