Kanceri I Gjakut (leucemi)

Kanceri i gjakut ndodhet në palcën kurrizore dhe çon në prishjen gjenetike të qelizave themelore.Gjithashtu duke prishur kontrollin e prodhimit të qelizave të gjakut bën që të ketë një akumulim të tepërt të gjakut në trup.

Mbi-riprodhimi i disa qelizave shtyp disa të tjera dhe i hap rrugë shenjave të sëmundjes. Për shembull kur rritet numri i qelizave të bardha, në gjakun me kancer formohet anemi, hemoragji ose debulesë për shkak të mos formimit të rruazave të kuqe dhe trombociteve.

Kanceri i gjakut që përparon shpejt quhet Akut, ndërsa kanceri që përparon ngadalë quhet Kronik. Gjithashtu njihet dhe një lloj tjetër kanceri që vihet re pas moshes 40-50 vjeç i quajtur Myeloma.

 

 

Cilët janë shenjat e kancerit të gjakut dhe kur duhet të konsultohemi me mjekun ?

Shenjat që ndeshen më shpesh janë temperatura, dobësia dhe gjakderdhja.Nëse dallohen shenja si temperaturë mbi 38 gradë, kollë dhe gjakderdhje në urinë ose jashtqitje të shoqëruar me pakësimin ose rritjen e qelizave të gjakut (psh.Qelizat e bardha të gjakut të jenë mbi 20 mijë ose numri shumë i lartë ose poshtë i trombociteve) duhet patjetër të konsultohesh me hematologun ose onkologun.
Kurse shenjat e sëmundjes së myelomes janë shimbja e belit, plasje e kockave, prishja e ngadaltë e funksionimit të veshkave, rritja e nivelit të kalciumit në gjak dhe numri mbi 100 i eritrociteve.

Kurimi i kancerit të gjakut dhe problemet e përjetuara ?

Problemi kryesor në lidhje me kurimin është arritja e kurimit në kohën e duhur dhe nga njësitë përkatëse.Kurimi i kanceri akut duhet të fillojë menjëherë.Për tja arritur qëllimit, duhet të marrin rezultatet e analizave dhe të palcës kurrizore brënda 24 orësh.

Çfarë duhet bërë për tu mbrojtur nga kanceri i gjakut?Sa ndikon faktori gjenetik te kjo sëmundje ?

Shumimi i qelizave që përbëjnë gjakun çon në prishjen e geneve dhe formimin e kancerit në gjak.Vetëm se kanceri i gjakut nuk ështe i trashëguar. Nuk kalon nga prindëri te fëmija. Këto gene prishen nga ndikimi i substancave kimike, radioaktivitetit dhe disa viruseve.Nëse të gjithë pjestarët e familjes ekspozohen ndaj këtyre faktorëve, në më shumë se një pjestar mund të zhvillohet kanceri i gjakut.
Për mbrojte ndaj kancerit të gjakut, duhet të rrijmë sa më larg ekspozimit ndaj substancave radioactive, produkteve të petrolit, ilaçeve kundër insekteve etj. Konsumimi i cigares rrit rrezikun per leuçemi akute.

Duke e krahasuar me llojet e tjera te kancerit, si është  procesi i kurimit i një  të  sëmuari me kancer në  palcen kurrizore ?

Ështe më e vështirë dhe faza e pare e kurimit eshte një proçes më i fortë. Në  kurimin e kancerit te gjakut në  të  rriturit, nje rol te rëndësishëm për te parandaluar përsëritjen e sëmundjes, është  e nevojshme transplanti i palcës kurrizore. Janë trajtimet që bëhen nën mbikqyrjen e specjalistëve të hematologjisë ose onkologjisë, në ambjente të pastra, të izoluara dhe ku është e lehtë të gjenden produktet e gjakut.
Nëse sigurohet ambjenti i përshtatshëm i kurimit, mund të themi se shkalla e suksesit është e lartë (60-80%).I sëmuri ka plotësisht shanse per të shpëtuar. Në të njëjtën kohë, nëse duhet bërë transplant i palcës kurrizore, është e nevojshme te merret rekomandim nga qendrat e transplantit të palcës kurrizore.

Nga kush mund te merret palca kurrizore ?

Është e lehtë të merren nga gjaku qelizat themelore.Për individë të cilët janë nën 18 vjeç mund të merret me lejen e prindërve.Ne kemi mundur të mbledhim qelizat themelore nga një numër i madh dhuruesish midis moshave 18-87.Jeta e qelizave është më e gjatë se jeta e njeriut.Nga testet e ekzaminimit ka rezultuar se njeriu është në gjëndje të japi qeliza themelore në mbi 90% te rasteve.

   
Emri juaj :
Mbiemër :
Telefon :
E-Mail :
Mesazh :
   

Informatat Kontaktuese

RRuga Nena Terez Kati 2 Banesa nr.22 Pristine/KOSOVO
+ 381 38 22 11 99

Social Media