Kanceri I Lëkurës

Arsyeja  kryesore e kancerit të lëkurës janë rrezet UV A dhe UV B që gjenden në rrezet e Diellit.Tek njeriu kanceri që ndeshet me shpesh është ai i lëkurës dhe zë 40% të të gjithë llojeve te kancerit.Ne 50 vitet e fundit rastet me kancer lëkure janë rritur 1000% dhe risku i zhvillimit është afersisht 1/5.

Llojet e Kancerit
1-Kanceri i Qelizave Bazal: Buron nga qelizat bazal të epidermës dhe është lloji më i ndeshur (80%). Rritet shumë ngadalë, nuk kalon në metastazë dhe në përgjithësi shërohet plotësisht me ndihmën e një ndërhyerje.
 

2-Kanceri i Qelizave Skuamoz: Buron nga qelizat skuamoz dhe është lloji i dytë më i ndeshur (15%). Më shumë prek pjesët e fytyrës si buzët e veshët.Nëse nuk kurohet menjë herë, mund të përhapet në organet e brëndshme dhe nyjet limfatike dhe mund të rrezikojë jetën.

3-Kanceri Malign Melanom: Buron nga qelizat qe prodhon melanina, melanosit. Ndeshet rrallë dhe përhapet shpejt.Nëse diagnostikohet heret ka mundësi kurimi, por nëse diagnostikohet vonë, ka shanse të pakta dhe është kanceri më i keq i lëkurës.

Cilët janë shenjat e kancerit të lëkurës ?

Vecanërisht ndeshet në  pjesët që  kanë  pasur kontakt të  vazhdueshëm me diellin, rrudhat e çrregullta, plagët e pashëruara për një  kohë  të  gjatë . Gjithashtu asimetria e nishaneve prezente që  në  lindje ose të  dalë  me vonë , ndryshim i toneve te ngjyrës, kruajte, skuqje, shtim i qimeve janë  disa nga shenjat e kancerit.

Cilët Individë rrezikohen ?

  • Ato me lëkurë të me ngjyrë hapur,

  • Ato që kanë shumë nishane,

  • Ato që kanë ose kanë pasur nje familjar me kancer,

  • Ato që gjate fëmijërisë kanë qëndruar gjate nën diell dhe kanë patur djegie,

  • Ato që kanë përdorur solarium,

  • Ato që janë të ekspozuar në mënyre të vazhdueshme ndaj radioterapisë, substancave kimike si zifti, arseniku etj dhe traumave te vogla kanë rrezikun më të madh për zhvillimin e kancerit të lëkurës.



I hershëm I Kancerit të Lëkurës, Kurimi dhe Check-up 

Individët që rrezikohen duhet të kontrollojnë nishanet një herë në vit me anë të Dermatoskopisë. Duke bërë kontrollin e nishaneve të dyshuar, diagnostikohet heret kanceri dhe mund të hiqet me operacion. Për kancerin më të rrezikshëm dhe vdekjeprurës Malign Melanom, duhet te kontrollohen vazhdimisht nishanet dhe te paktën një here në vit duhet bërë Dermatoskopi.Për kancerat e tjerë që nuk bëjnë metastazë dhe hiqen me operacion, pavarësisht se përfundojnë me shërim të plotë, po u diagnostikuan vonë mund te mos ketë rezultate shumë të mira estetike.Për këtë arsye po patët plagë ta pambyllura, plagë që kruhen dhe që rriten vazhdimisht e vende të ekspozuara ndaj diellit, duhet të paraqiteni tek Dermatologjia dhe mund të diagnoztikohen dhe shërohen shumë lehtë.

   
Emri juaj :
Mbiemër :
Telefon :
E-Mail :
Mesazh :
   

Informatat Kontaktuese

RRuga Nena Terez Kati 2 Banesa nr.22 Pristine/KOSOVO
+ 381 38 22 11 99

Social Media